Telegrafi

Adoleshenti vdiq derisa mamaja po e shikonte: Fotografitë e para të adoleshentëve, të vrarë në Londër, disa metra larg njëri-tjetrit (Foto/Video,+16)

Këto janë pamjet e para të një 17-vjeçari dhe një 20-vjeçari të vrarë vetëm një gjysmë milje larg nga njëri-tjetri në veri të Londrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për adoleshentin Abdikarin Hassan, i cili u godit me thikë deri në vdekje ndërsa po luante futboll pranë shtëpisë së tij.

Adoleshenti kishte shkuar për të marrë një pije nga një dyqan në qoshe kur ai ishte therur dhe vdiq pasi mamaja e tij e shihte, në pamundësi të bënte diçka për ti shpëtuar jetën atij.

Rreth dy orë pasi Abdikarin u vra, u vra edhe një nxënës 20-vjeçar, Sadiq Aadam, brutalisht dhe më pak se gjysmë milje larg në Camden.

Studenti i talentuar, ëndrra e të cilit ishte të bëhej kontabilist, ishte personi i tretë në familjen e tij që u vra, sipas kushëririt të tij. /Telegrafi/