Një i ri u ka kërkuar falje fansave sot, pasi pranoi se i është ndaluar të luante Fortnite sepse u kap duke mashtruar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jarvis Kaye – i njohur si FaZe Jarvis – u kërkoi falje 2 milionë “mbështetësve” të tij dhe zbuloi se atij iu dha një ndalim i përhershëm nga Epic Games.
Ai thuhet se nuk mashtroi gjatë një ndeshje konkurruese, por ngarkoi video duke e treguar atë duke përdorur aimbots – në një lojë publike duke përdorur një llogari alternative.
Në një postim në Twitter, 17-vjeçari, i cili ka afro 600,000 ndjekës në Twitch, tha: “Unë do të marr përgjegjësi për veprimet e mia dhe e kuptoj plotësisht pse kjo ka ndodhur, thjesht dëshiroj ta dija se sa të rënda ishin pasojat në atë kohë dhe nuk do të kisha menduar kurrë ta bëja diçka të tillë”.
Adoleshenti shtoi: “Unë ju dua të gjithëve që më mbështesni akoma, ky nuk është fundi”.
Jarvis, i cili është gjithashtu një anëtar i ekipit të eSports FaZe Clan, ngarkoi një video ku shihet i përlotur duke u thënë gati 2 milionë “mbështetësve” të tij se ai nuk ishte në dijeni të veprimeve të tij do të çonin në një ndalim.
Ndryshe, Fortnite është një lojë që “krenohet” me qindra miliona shikues në të gjithë botën. /Telegrafi/