Telegrafi

Adoleshenti rrezikon burg pasi u ngjit në Piramidën e Keopsit (Foto/Video)

Megjithëse është e jashtëligjshme të ngjitesh në ikonën 4500 vjeçare, turisti gjerman Andrej Ciesielski iku në Kajro me qëllimin për të arritur në majën e varrit gjigant të Gizës.

Ciesielskit iu deshën vetëm 8 minuta të mbërrinte lart strukturës 146 metra.

Pasi filmoi rrugën e tij për në piramidë, 18 vjeçari nga Mynihu realizoi disa foto mahnitëse në këmbim të 3 viteve burg.

“Disa minuta pasi u ngjita , fillova të tërhiqja vëmendje dhe disa nga rojet e sigurimit më thirrën që të ulesha”.

Andrej u dërgua më pas në rajonin e policisë të qytetit. Rregullat kundër ngjitjes së monumenteve janë vendosur për t’i mbrojtur ato nga gërryerja dhe gërvishtjet.

Akti dënohet me më shumë se 3 vite burg në Egjipt. /Telegrafi/