Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e vrasjes: Adoleshenti qëllohet për vdekje nga Policia, pasi ua drejtoi revolen (Foto/Video, +18)

Një adoleshent i armatosur i cili po ikte nga policia është qëlluar për vdekje, në momentin që vendosi t’ia drejtonte revolen një polici.

Curtis Deal 18-vjeç, nuk kishte shkrepur asnjë plumb kur u qëllua katër herë me revole nga policia të cilët i ishin vënë pas, transmeton Telegrafi.

Ky i ri ishte arrestuar tri herë për posedim ilegal të armëve dhe lëndëve narkotike.

Policia e Baltimore në Shtetet e Bashkuara ka bërë të ditur se Deal ishte liruar me kusht, dhe në momentin që policia i ishte vënë pas ai kishte kërcyer nga dritarja e veturës.

Në videon e regjistruar nga kamerat e instaluara në uniformën e policisë, shfaqet momenti kur adoleshenti po vraponte nëpër rrugë me revole në dorë, veprim ky që i kushtoi me jetë.

Aty mund të dëgjohet se si policia vazhdimisht i bëjnë thirrje që të ndalet, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë dhe në një moment kthehet në drejtim të policit i cili e qëllon për vdekje. /Telegrafi/

Exit mobile version