Ky është momenti rrëqethës kur një 13-vjeçar qëllohet me gjashtë plumba, por që mrekullisht shpëton derisa ishte i ulur te berberi dhe gjithçka po transmetohej live në rrjetet sociale.
Skena e tmerrshme është filmuar me kamerë dhe është transmetuar live nga berberi në qytetin brazilian Fortaleza, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si adoleshenti ishte ulur për t’i prerë flokët dhe në një moment berberi shikon anash dhe dëgjohen të shtënat e armës, kurse adoleshenti bënte lëvizje të pakontrolluara nga dhimbjet.
Sulmuesi më pas shfaqet para kamerës dhe duket sikur merr diçka nga klientët tjerë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse adoleshenti rrëzohet në tokë i mbuluar në gjak.
Mediat lokale raportojnë se adoleshenti ishte qëlluar me gjashtë plumba dhe pas intervenimit kirurgjik është shpëtuar nga vdekja.
Deri më tani nuk është arrestuar askush, ndërsa policia ende nuk po i di motivet e këtij sulmi të tmerrshëm. /Telegrafi/