Site icon Telegrafi

Adoleshenti që ia preu kokën mësuesit në Paris, i kishte pyetur studentët para kolegjit në mënyrë që ta identifikonte atë

Adoleshenti që kreu sulmin në Paris, e kishte pritur mësuesin jashtë objektit të kolegjit, madje i kishte pyetur studentët për të, në mënyrë që ta identifikonte shënjestrën e tij.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 18-vjeçari më pas postoi imazhe në mediet sociale të viktimës, Samuel Paty, 47 vjeç, një mësues historie i cili iu kishte demonstruar studentëve të tij disa prej karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed.

Policia e qëlloi për vdekje sulmuesin 18-vjeçar i cili ka lindur në Rusi, disa minuta pasi ia preu kokën mësuesit në Conflans-Sainte-Honorine të premten.

Samuel Patty

Lidhur me këtë rast, presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti të shtunën këtë incidenti si “sulm terrorist islamik”.

Bëhet e ditur se 18-vjeçari me origjinë çeçene, kishte jetuar në qytetin Evreux në veriperëndim të Parisit dhe nuk ishte i njohur më parë nga shërbimet e inteligjencës, raporton Reuters. /Telegrafi/

 

Exit mobile version