Telegrafi

Adoleshenti poston në internet imazhet ku shihet se e kishte kafshuar kobra, 12 orë më vonë shpallet i vdekur (Foto)

Një adoleshent nga Indonezia që është kafshuar nga një kobra që e mbante si “kafshë shtëpiake”, dhe postoi në internet imazhet në rrjetet sociale për të kërkuar ndihmë – ka vdekur pas 12 orëve.

Vogëlushi i identifikuar si Aril, ishte kafshuar në krah nga gjarpri helmues derisa po tentonte të bënte një fotografi me të në shtëpinë e tij në Indonezi, transmeton Telegrafi.

14-vjeçari kishte postuar dy imazhet e para në rrjetet sociale dhe WhatsApp rreth orës 9:50 sipas kohë lokale, ku shihej se si helmi po shpërndahej në gjithë trupin.

Por dikush kishte arritur disa orë më vonë në shtëpinë e Arilit dhe e kishte dërguar me urgjencë në spital, ai 12 orë më vonë është shpallur i vdekur pasi nuk arriti t’i mbijetojë helmit që ishte shpërndarë në të gjitha organet. /Telegrafi/