Marcin Patrzalek nga Kielce e Polonisë, ushtron për një kohë të gjatë në kitarë dhe tashmë ka zhvilluar disa aftësi karakteristike në interpretim.
Së fundmi, adoleshenti 18-vjeçar është popullarizuar në internet, pasi shpërndau një video ku luan Simfoninë e Pestë të Lidvig van Beethovenit, transmeton Telegrafi.
Melodia e famshme e kompozitorit polak, që është dedikuar për piano, u përfundua me shumë sukses nga polaku, që duket se do të ketë mundësi të mëdha në muzikë.
Në kanalin e tij në Youtube, mund të dëgjohen edhe realizime tjera nga Patrzalek, që janë kryesisht këngë apo meloditë të kohëve më moderne. /Telegrafi/