Një adoleshent pësoi djegie në krahë dhe stomak pasi një kuti deodoranti që iu afrua një qiri – shkaktoi një shpërthim që shkatërroi banesën e familjes së tij në jug të Londrës.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Atrin Behazadi, 13 vjeç, ishte në dhomën e tij të martën në mbrëmje kur deodoranti që po përdorte ishte shumë afër flakës, duke shkaktuar shpërthimin rreth orës 20:00.
Motra e tij, Atis, 15, telefonoi 999 dhe çifti iku nga banesa në katin e fundit të bllokut 20-katësh në Westbridge Road në Battersea pasi dhjetëra familje të tjera që jetonin në ndërtesë bënë të njëjtën gjë.
Pas kësaj, dhjetë makina zjarrfikëse dhe 70 zjarrfikës shkuan në vendngjarje për të shuar flakët të cilat përfshinë banesën, por arritën që të vënin flakët nën kontroll për rreth një orë.
Nëna e Atrin, Sara, 43 vjeç, tha: “Ishte banesa ime që mori flakë”.
“Të dy dritaret shpërthyen dhe dera u thye në gjysmë”.
“Djali im, Atrin, ishte duke spërkatur veten me deodorant në dhomën e tij”. /Telegrafi/