Site icon Telegrafi

Adoleshenti palestinez e godet disa herë me thikë kalimtarin e rastit, i vërsulet edhe policisë izraelite – qëllohet për vdekje

Policia izraelite ka vrarë një adoleshent palestinez në qendër të Jerusalemit.

Në videon e publikuar nga policia izraelite, shihet sesi i riu në një trotuar sulmon një kalimtar rasti, duke i shkaktuar plagë nga therja me thikë, e më pas i vërsulet edhe policisë, transmeton Telegrafi.

Duke tentuar të lëndojë një polic kufitar, adoleshenti qëllohet nga një polic tjetër i cili i del në ndihmë kolegut, që për pak sa nuk e pati fatin e njëjtë me atë të kalimtarit të rastit.

Në video shihet se në momentin kur policia plagos palestinezin, ai qëndron i shtrirë në tokë –  por më pas qëllohet sërish ku nga këto të shtëna ai mbetet i vdekur. /Telegrafi/

https://twitter.com/nirhasson/status/1467143192785080323?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1467143192785080323%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.timesofisrael.com%2Fman-stabbed-near-jerusalems-old-city-in-suspected-terror-assailant-shot-dead%2F

Exit mobile version