Një adoleshent ka arritur që me vetëm një goditje në kokë të nokautojë një burrë, i cili pasi rrëzohet pa vetëdije në tokë, goditet edhe me shkelm.
Ky sulm i paprovokuar është filmuar nga kamerat e sigurisë, dhe shfaqin momentin kur i njëjti djalë me grupin e tij rrahin edhe një burrë tjetër, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet Charlie Clark i cili nokauton JackLunn, të cilin më pas e godet me shkelm në kokë. Mrekullisht Lunn nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz pas goditjes së marrë në qendër të qytetit anglez Dorking.
Por pas publikimit të videos, policia ka arritur të identifikojë persona e përfshirë në këtë rrahje të cilën janë arrestuar menjëherë, ndërsa arsyeja e kësja zënke mbetet mister. /Telegrafi/