Telegrafi

Adoleshenti me këmbën gjigante, ëndërron që një ditë të luaj basketboll

Liu Huichang vuan nga “gjigantizmi lokal” që i është shfaqur në këmbën e majtë, duke bërë që t’i zgjatet për 41 centimetra dhe të trashet deri në 14 centimetra, transmeton Telegrafi.

Familjarët e 21-vjeçarit nga Qu i Provincës Sichuan të Kinës, ja kishin lidhur këmbën që të mos i rritet, kurse kanë refuzuar amputimin.

Ai është nënshtruar tre operacioneve deri më tani, për zvogëlimin e këmbës dhe parandalimin e rritjes së mëtutjeshme.

Mjekët kanë thënë se operimet janë kryer me sukses, por ëndrra e djaloshit për të luajtur basketboll është shumë larg. /Telegrafi/