Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një adoleshenti që vendosi të derdhë benzinë mbi vete, t’i vërë flakën dhe të hidhet në lumë!
Skena e çuditshme dhe e çmendur është xhiruar me telefon dhe duket qartë se djali është i rrethuar nga njerëz (përfshirë fëmijë) që e brohorasin.
Një burrë me emrin Jebediah Lincler nga Georgia, SHBA njoftoi në Twitter se është i afërmi i tij që është “i gjallë dhe i shëndetshëm” dhe çuditërisht nuk ka marrë “djegie të mëdha”.
Mbetet e paqartë pse vendosi të bënte një gjë kaq të rrezikshme dhe pasi doli nga uji, një vajzë e pyeti “a je gjallë?”.
Adoleshenti u ngjit në kangjellat e skelës dhe kapi një çakmak dhe zjarri e përfshiu menjëherë pjesën e sipërme të trupit, përfshirë kokën.
Ai nuk kishte veshur asgjë përveç pantallonave të shkurtra të notit, raporton dailymail.
Përdoruesit e rrjeteve sociale e panë skenën të tronditur, ku njëri prej tyre ka shkruar se “kjo është gjëja më budallaqe… se si njerëzit lejojnë veten të përdoren kështu”. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheRealLinkl3r/status/1738682343013908967