Telegrafi

Adoleshenti la mësimet dhe doli të ndalonte dhelprën që po sulmonte shpezët (Video)

Evan Davies ka qenë duke mësuar për provimin pranues të shkollës së mesme, kur ka dëgjuar diçka përjashta shtëpisë së tij që ndodhet në Newbridge të Wales.

Ai doli me vrap, megjithëse ishte dalë vetëm në pantallona dhe i është vënë pas dhelprës, që po ia sulmonte shpezët, transmeton Telegrafi.

Veprimi i të riut është vlerësuar lartë, si përkushtim ndaj kafshëve shtëpiake dhe rendit të fermës.

“Është koha kur të rinjtë po injorojnë gjërat të cilat ua plotësojnë jetën. Ky dallon nga të tjerët, sepse prona tij është kryesorja”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/