Site icon Telegrafi

Adoleshenti kërcen në ujë dhe zhduket pa gjurmë, publikohen pamjet rrëqethëse (Video)

Ky është momenti rrëqethës i filmuar me kamerë amatore, ku shfaqet një djalë i ri duke kërcyer në ujë me disa shokë, dhe pas disa sekondave zhduket sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Furkan Yildirim dhe dy shokët e tij janë filmuar duke kërcyer në ujë të ftohtë, por 17-vjeçari duket se nuk arriti t’i bëjë ballë valëve të forta dhe erërave që e morrin me vete, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si njëri nga shokët e Furkanit, tallet me të para tragjedisë duke i thënë se nëse zhytet, ai do ta shpëtojë.

Pasi që e panë se ai u zhduk fillojnë të notojnë në drejtimin ku ishte ai, por nuk e gjejnë. Ata menjëherë i telefonojnë zhytësve dhe autoambulancës, të cilët deri më tani nuk e kanë gjetur.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhu në Bebek në pjesën veriperëndimore të Stambollit.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë që kur është zhdukur, zhytësit janë duke e kërkuar në këto ujëra. /Telegrafi/

Exit mobile version