Telegrafi

Adoleshenti jug-afrikan gjen pjesët e aeroplanit MH370?

Jug-afrikani Kasper Loter, pretendon se i biri i tij adoleshenti Liam ka gjetur diçka në një plazh në Mozambik, që mund të jenë pjesë e aeroplanit të zhdukur të “Malasyia Airlines” MH370, raporton AP.

Kasper thotë se këto pjesë Liam i kishte gjetur më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pranë qytetit Ssai Ssai derisa po kthehej me të në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një pjesë metali, në të cilën është i shkruar një numër pesë shifror.

Loter pranoi se bashkëshortja e tij ka kontaktuar autoritetet australiane të aviacionit gjatë javës së kaluar, pasi u shfaq lajmi se edhe një pjesë tjetër e aeroplanit është gjetur në Mozambik.

Zyrtarët e aviacionit në bazë të informatave të marrë në lidhje me numrin pesë shifror në pjesën e hekurt, thonë se duhet të jetë ndonjë pjesë e aeroplanit “Boeing 777”. /Telegrafi/