Telegrafi

Adoleshenti i “shëndoshë” vdes papritmas nga murtaja

Taylor Gaes kishte formë të shkëlqyer fizike dhe ishte bejsbollist aktiv, i skuadrës së shkollës së tij në Kolorado të SHBA-së.

Mirëpo, 16-vjeçari nuk e dinte se ishte infektuar me murtajë – sëmundje kjo, e cila ka shumë pak simptome dalluese, teksa përhapet shpejtë në trup.

Pas vdekjes së tij të papritshme, është bërë obduksioni, që ka rezultuar me sëmundjen ngjitëse.

Kjo sëmundje e cila ka bërë kërdi në kohë më të hershme, është ende aktive, por mund të shërohet.

Mësohet se në Shtetet e Bashkuara, vdesin për çdo vit nga gjashtë persona si pasojë e infektimit me murtajë. /Telegrafi/