Një adoleshent është filmuar nga një kalimtar rasti duke goditur pa pikë arsye me shqelm në fytyrë një burrë të pastrehë.
Sulmi i 16-vjeçarit të identifikuar si Vitaliy, është filmuar nga dëshmitari i rastit në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, transmeton Telegrafi.
Ai shfaqet duke qëndruar pranë një burrë të moshuar që ishte ulur në tokë pranë hyrjes së metrosë. Dhe për një moment, ai e godet me shqelm në fytyrë të pastrehun i cili nuk pati rast të reagoi që të mbrohet.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas e ka marrë videon e kalimtarit të rastit dhe e ka postuar në internet për t’u “lavdëruar” për veprimin që e kishte bërë.
Pasi arritën ta shohin shumë njerëz, ai u identifikuar si Vitaliy, nxënës i shkollës së mesme teknike në Shën Petersburg.
Por, pasi në llogarinë e tij erdhën një lum ofendimesh për veprimin, ai kërkoi falje duke thënë se kurrë më nuk do ta përsërit. /Telegrafi/