Telegrafi

Adoleshenti gjerman kalon murin e burgut që të arrijë deri te dritarja e qelisë së ish-të dashurës, i kërkon që t’i rikthehet

Adoleshent gjerman i dashuruar marrëzisht ka qarë murin mbrojtës të një burgu, vetëm dhe vetëm që të arrijë të dritarja e qelisë së ish-të dashurës, duke tentuar në stilin Shekspirian ta rikthej.

Sikur skena e Romeo dhe Zhuljetës, ky 18-vjeçar ishte ngjitur në murin mbi katër metra të lartë me shpresën se do të bind ish-të dashurën që t’ia falë dhe t’i rikthehet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky adoleshent që pritet të ndëshkohet për faktin se është futur pa leje në oborrin e burgut, kishte refuzuar të zbret në tokë derisa u autoritetet e burgut janë detyruar të angazhojnë zjarrfikësit për ta kapur.

Ai ishte gjysmë i zhveshur pasi nuk donte që rrobat t’i ngecin në telat gjembor të vendosur mbi murin mbrojtës të burgut, si dhe në afërsi të dritares së qelisë.

Medit lokale raportojnë se ish-e dashura që gjithashtu është 18-vjeçe ishte ndarë prej tij pak momente para se të përfundonte në burg, duke ia bërë të ditur se ka përfunduar lidhja e tyre.

Në anën tjetër zëdhënësi i burgut për të rinjtë në Vechta të Gjermanisë, ka deklaruar se ky adoleshent ishte i gatshëm të bëjë gjithçka që ta bind ish-të dashurën që t’i rikthehet. /Telegrafi.