Site icon Telegrafi

Adoleshenti gjen kuletën me 1.500 dollarë, shfaqet para shtëpisë së pronarit dhe ia lë para derës (Video)

Një djalë i ri ka bërë një gjest për të cilin është duartrokitur nga qytetarët e Kalifornisë.

Tyler Opdyke 18-vjeç ishte duke ecur, kur rastësisht hasi në një kuletë brenda të cilës kishte 1.500 dollarë dhe dokumente, transmeton Telegrafi.

Ai ishte nisur tek xhaxhai i tij për ta vizituar, kur në një autostradë gjeti një kuletë.

Pa u menduar dy herë e mori, dhe përmes adresës që figuronte në dokumente arriti ta gjente shtëpinë e pronarit.

Dhe pasi që u shfaq para dyerve, ai hapi kuletën dhe e drejton kah kamerat e sigurisë për t’i treguar se ka gjetur kuletën me para dhe dokumente, dhe e lë para derës e largohet.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ai pas një kohe është rikthyer tek dera e shtëpisë ku kishte lënë kuletën për t’u siguruar nëse pronari e ka gjetur.

Aty hasi në pronaren e shtëpisë Melissa Vang e cila e falënderoi për gjestin dhe e shpërbleu me 150 dollarë, për faktin se ia kishte kthyer kuletën e bashkëshortit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tElwg220TDM

 

Exit mobile version