Një 15-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara, e ka mashtruar nënën e tij se kinse e ka lënë shtatzënë bashkëmoshataren.
Ty Perez kishte vendosur një kamerë të fshehtë, ndërsa i ka kërkuar shokut t’i dërgojë mesazhe duke pretenduar se po vijnë nga e dashura tij, transmeton Telegrafi.
Ai është ulur pranë nënës dhe i ka treguar çfarë ka ndodhur, ndërsa i ka treguar edhe mesazhet që vinin nga ‘nëna e fëmijës së tij’.
Meqenëse Perez dukej shumë bindës, nëna ka filluar ta qortojë ndërsa e qëllonte nganjëherë me shqelm.
Para minutës së pestë në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni kur eskalon situata dhe nëna e qëllon adoleshentin me rrip. /Telegrafi/