Site icon Telegrafi

Adoleshenti francez rrihet barbarisht në mes të ditës me shufra hekuri dhe shkop bejsbolli (Video, +18)

Tre të rinj mes tyre një 14 vjeçar, nxënës shkolle akuzohen për tentativë vrasjeje pas videos shokuese ku ata sulmojnë një tjetër adoleshent.

Videoja tregon sesi banda e të rinjve përpiqet të vrasë adoleshentin duke e goditur me shufra hekuri në mes të ditës në periferi të Parisit, në veri të kryeqytetit.

Në pamje duket sesi banda tërheq zvarrë djalin për ta nxjerrë nga poshtë një makine, që si duket është fshehur për ti ikur dhunës.

Ata e kapin nga këmba dhe pasi e nxjerrin nga makina e qëllojnë me shufra hekuri, shkopinj bejsbolli pa pushim, në kokë dhe në trup djalin

Adoleshenti arriti të shpëtonte nga duart e këtij grupi, vetëm falë disa banorëve lokalë të cilët në momentin kur u bënë dëshmitarë të asaj dhune barbare ndërhynë për ta shpëtuar.

Djali është tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Imazhet tregojnë se në sherr janë përfshirë disa adoleshentë të bardhë, ndërsa në Francë vihet re një rritje e madhe e prezencës së bandave lokale.

Videoja është filmuar më 26 shtator në Garges-les-Gonesse, 20 milje larg qendrës së Parisit. Flitet për një larje hesapesh mes bandave.

Në video dëgjohen banorët e tmerruar që i kërkojnë adoleshentëve të ndalin dhunën.

Dhjetë persona janë në hetim si të përfshirë në këtë dhunë të paprecedentë. /oranews/

https://www.youtube.com/watch?v=N4k9MTNv9CM

 

Exit mobile version