Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një adoleshent lufton për jetë, pasi sulmohet brutalisht nga dy meshkuj, para se ta thernin për vdekje.
Ozell Pemberton, 16-vjeç, i godet disa herë sulmuesit derisa mundohej të mbrohej nga dyshja që e sulmuan në stacionin e autobusëve në Sutton Coldfield në Birmingham, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj përleshje njërit nga sulmuesit i bie në tokë thika, por ai nuk dorëzohet dhe e merr e ia ngul në gjoks Pembertonit.
Pas këtij veprimi adoleshenti mundohet të ikë duke shpresuar se dikush do ta ndihmojë, por dyshja i vihen pas dhe pas dhjetëra metrave rrëzohet në tokë dhe mbetet i vdekur në vend.
Oscar Ingram, 21-vjeç, dhe Mohammed Amir Hussain, 17, janë shpallur fajtorë për vrasjen e Ozell Pemberton është thënë në gjykatën e Birminghamit gjatë të mërkurës.
Gjykatësi ka urdhëruar Ingramin nga Erdingtoni të vuaj dënimin minimal prej 24 viteve, derisa Hussain nga Lozells të vuaj të paktën 16 vite të dënimit. /Telegrafi/