Një i ri që voziti më shumë se 100 milje për të marrë pjesë në një festival muzikor në Bristol, Angli – edhe një javë më pas është ende në kërkim të makinës së tij të parkuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Connor Spear shkoi në “Tokyo World” fundjavën e kaluar pasi bëri udhëtimin dy-orësh nga shtëpia e tij në Plymouth.
Por 19-vjeçari nuk arriti të ”shënojë” se ku parkoi automjetin e tij dhe që prej asaj kohe nuk ka qenë në gjendje ta lokalizojë.
Dhe nëna e Connor, Sally Jeffery tha: “Jam e shkatërruar dhe e mërzitur që ai ka qenë kaq i papërgjegjshëm”.
Connor u largua nga Plymouth me dy shokë të Shtunën e kaluar (21 shtator) me veturën tij Vauxhall Corsa, të cilën mamaja e tij e përshkroi si “krenaria dhe gëzimi” i tij.
Pasi doli nga “Holiday Inn” në Filton Road, Connor u ndal për të marrë tre shokë nga klubi i natës “Motion” pranë Stacionit Meads Station.
Ndërsa grupi ishte në afërsi të Parkut Eastville, ata e kishin të vështirë të gjenin një hapësirë aty pranë, por u vendosën në një vend përgjatë një rruge banimi përpara se të bënin një udhëtim 10-minutësh me taksi në destinacionin e tyre.
Kur Connor shkoi të kërkonte makinën e tij të nesërmen, megjithatë, ai u fut në telashe pasi nuk ishte në gjendje të njohë rrugën në të cilën parkoi.
Kështu, duke dështuar ta gjente vetë, këtë fundjavë, megjithatë, misioni vazhdoi me të dhe nënën e tij që shkuan në Bristol për një përpjekje të përbashkët kërkimi.
Por, me gjithë përpjekjen e tyre të guximshme, ata nuk ishin në gjendje të gjenin veturën e tyre “të humbur”.
Në këtë drejtim, ata kanë publikuar edhe një shpallje duke ofruar 100 funte për atë që i ndihmon në gjetjen e veturës së tyre.
Connor bleu makinën e tij për 2.500 funte dy vjet më parë, menjëherë pasi kaloi provën e tij të vozitjes, sipas nënës së tij. /Telegrafi/