Telegrafi

Adoleshenti drejton motoçikletën me këmbë, teksa flet në telefon (Video)

Një i ri nga Vietnami, është regjistruar duke drejtuar motoçikletën me këmbë, teksa fliste në telefon me nënën e tij.

Policia është vënë në ndjekje të djaloshit të paidentifikuar, pasi video që e tregon atë duke ngasë me papuçe dhe pa helmetë, është hedhur në internet.

“Po vi në shtëpi nënë. Jam duke vozitur me shumë kujdes”, raportohet të ketë thënë adoleshenti, që drejtonte motoçikletën në mënyrë shumë të rrezikshme.

Shikoni në videon e plasuar, ngasjen në shpejtësi të konsiderueshme në rrugë të hapur. /Telegrafi/