Telegrafi

Adoleshenti britanik që bën akrobacione jashtë rrethojës mbrojtëse të ndërtesës së lartë – qëndron i varur në mbi 180 metra lartësi

Një adoleshent britanik ka publikuar një video në internet, ku shihet se si bën akrobacione jashtë rrethojës mbrojtëse të një ndërtese të lartë në Londër – ai madje nuk heziton të mbahet me vetëm njërën dorë në rrethojën e katit të 53-të.

Adam Lockëood, 19-vjeçq, postoi videon duke rrezikuar jetën në kulmin e ndërtesës Madison në pjesën qendrore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ky adoleshent nga Wigan, Lancashire, njihet akrobacitë e tij në ndërtesat më të larta nëpër Evropë, të cilat i poston në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq 19-vjeçarin që nuk heziton të bëjë akrobacione në mbi 180 metra lartësi, ku vetëm një lëvizje më e vogël e gabuar ka mundur t’i kushtojë me jetë. /Telegrafi.