Forcat policore në Brisbane të Australisë, i arrestuan tre të rinj, nën akuzën për shkaktimin e vdekjes së një viktime, të cilin tentuan ta plaçkitnin nën kërcënimin e armëve.
Cian English ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një ndërtesë, kur të tre plaçkitësit donin t’ia vidhnin telefonin, derisa e kërcënonin me thika, transmeton Telegrafi.
Rrethanat e rrëzimit të 19-vjeçarit nga ndërtesa ende nuk dihet, por mendohet se ai ka dashur t’ju ikte kërcënuesve dhe ra poshtë, ku e gjet pa shenja jete.
Detektivët kanë bërë të ditur, se plaçkitësit që janë 18, 20 dhe 22-vjeçarë, kanë hyrë në ndërtesën ku po zhvillohej një aheng, ndërsa English për momentin ishte vetëm.
Që të tre raportohet se ishin të droguar, ndërsa janë duke u bërë hulumtime nëse së bashku me ta ka qenë edhe ndonjë tjetër bashkëpunëtor. /Telegrafi/