Site icon Telegrafi

Adoleshenti arrin majën e Everestit

I shoqëruar nga i ati dhe guidat vendase, 13 vjeçari Jordan Romero që është nga Big Bear në Kaliforni, është më i riu në botë që qëndron në malin më të lartë. Kur arriti në majë, ai telefonoi nënën e tij përmes një telefoni satelitor dhe për t’i thënë se ishte në majën e botës.

Mali i Everestit është sfida më e fundit për këtë alpinist adoleshent, që është ngjitur në Kilimanxharo kur ishte vetëm 9 vjeç.

Jordan thotë se është frymëzuar të bëhet alpinist nga një fotografi në hollin e shkollës ku janë majat më të larta në shtatë kontinente.

Rekordin për alpinistin më të ri në moshë e mbante deri tani Temba Tsheri nga Nepali, që ishte vetëm 16 vjeç kur arriti majën e Everestit. /bbc/
 

Exit mobile version