Telegrafi

Adoleshenti amerikan rrëzohet nga 150 metra lartësi, shpëton mrekullisht – thyen vetëm njërën këmbë

Një alpinist 16-vjeç i ka mbijetuar rrëzimit prej 150 metra lartësi, duke thyer vetëm këmbën.

Gurbaz Sing ia kishte mësyrë një kodre të lartë në SHBA së bashku me miqtë nga Kanadaja, dhe shpresonte të ngjitej në majë të saj në Oregon për të festuar ngjitjen e 90-të në karrierë, transmeton Telegrafi.

Por ky 16-vjeçar në një moment humbi baraspeshimin derisa po ngjitej, dhe u rrëzua nga 150 metra lartësi.

“Është munduar ta ngadalësojë rrëzimin duke e ngulur sëpatën në akull, por nuk ia ka arritur. Ka menduar se do të ndalet diku. Ai është rrokullisur aq shumë, sa që nuk ka munduar asgjë të bëjë”, ka deklaruar Rishamdip Sing, babai i të riut.

Ekipet e shpëtimit dhe policia në Klakamas kanë gjetur adoleshentin duke ia lidhur këmbë,n dhe më pas e kanë lëshuar kodrës me barelë. Më pas është dërguar me urgjencë në spital për tretman të mëtutjeshëm.

Kodra Hud në Oregon të SHBA-ve është një terren i pëlqyer për alpinistët, ku brenda një viti në majë të sajë ngjitën mbi 10 mijë persona. /Telegrafi/