Site icon Telegrafi

Adoleshenti amerikan po shihet si zëvendëusesi ideal i Ter Stegenit tek Barcelona

Situata e portierit tek Barcelona me shumë mundësi nuk do të ndryshojë shumë sezonin e ardhshëm. Marc-Andre Ter Stegen e ka mbështetjen e trajnerit të ri dhe bashkëkombasit Hansi Flick, përkundër sezonit 2023/2024 që ishte zhgënjyes për të.

Për më shumë, Inaki Pena do të vazhdojë si opsion i dytë, vetëm në rast se ai kërkon largimin në kërkim të më shumë minutave.

Megjithatë, Barcelona ka në duar dy portierë të jashtëzakonshëm që janë të gatshëm të bëjnë hapin në ekipin e parë.

Ander Astralaga ishte zgjedhja e tretë e portës sezonin e kaluar, ndërsa ai u ndërrua me Marc Vidal si portieri startues për Barca Atletic.

Foto: Ander Astralaga

Për sezonin e ardhshëm, ai është projektuar që të vazhdojë ta mbajë këtë rol, ani pse e përditshmja katalanase Sport ka raportuar se Astralaga mund të huazohet për të marrë minuta tek një ekip tjetër.

Kjo do të bënte që Diego Kochen të jetë portieri startues për Barca Atletic që bën gara në Federatën e Parë.

Foto: Diego Kochen

Kochen është shumë i vlerësuar tek Barcelona, madje shumë persona brenda klubit e shohin atë si kandidatin më potencial për ta zëvendësuar Ter Stegen.

Portieri gjerman ka edhe disa vite të mira para vetes, por drejtuesit e blaugranasve e dinë se porta do të jetë në duar të sigurta me Astralagan dhe Kochen./Telegrafi/

Exit mobile version