Site icon Telegrafi

Adoleshenti aksidentoi për vdekje pesë persona në Florida

Ramiro Gomez (18) shkaktoi një aksident automobilistik në Florida në të cilin ai vdiq, por gjithashtu vrau katër njerëz.

Gomez tejkaloi kufirin e shpejtësisë në zonën e populluar, gjë që shkaktoi humbjen e kontrollit mbi automjetin. Ai goditi një shtyllë, u përmbys dhe u ul në majë të një veture të parkuar atje.

Në të ishte një çift i martuar, të cilët humbën jetën në vend. Gomez dhe dy pasagjerë në automjetin e tij gjithashtu vdiqën, ndërsa pesë prej tyre u plagosën rëndë.

Gomez po transportonte shtatë persona, të gjithë ishin të mitur të moshës 12-14 vjeç, raporton nysailynews.

Sherifi i rrethit të Floridas njoftoi se gjashtë fëmijë u hodhën nga sedilja e pasme e veturës, kur veturat goditën një semafor.

Zyrtarët thanë se asnjë gjurmë e drogës dhe alkoolit nuk ishte regjistruar pranë Gomez, dhe se faktori kryesor për aksidentin tragjik ishte shpejtësia e tepërt me të cilën po lëvizte vetura. /Telegrafi/

Exit mobile version