Vdekja e një adoleshenti 15-vjeçar që ishte pjesë e një fisi që banon në periferitë e Amazonës, ka ngjallur frikëse se coronavirusi mund t’i godet rëndë fiset indogjene që jetojnë në ato zona të xhunglave të shiut.
Raportohet se viktima ishte nga Yanomami, ndërsa ishte dërguar për trajtim më tre prill në kryeqytetin Roraima, por nuk ka mundur të mbijetonte, transmeton Telegrafi.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit ka bërë të ditur se ai vdiq nga coronavirus, ndërsa është viktima e parë nga kjo sëmundje nga fisi i tij.
Familjarët e tij, kanë hënë se para një viti ai kishte nisur shkollimin në një fshat të afërt dhe udhëtonte gjatë tërë kohës, ku edhe besohet të jetë infektuar.
Qendra mjekësore që punon vetëm për këto fise e njohur si Sesai, ka raportuar se në mesin e tyre janë tetë të infektuar me coronavirus, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë viktimë. /Telegrafi/