Telegrafi

Adoleshentet vepruan mrekullueshëm me gjyshen, që e kishte marrë malli të dilte me shoqet (Foto)

Mahri Smith nga Britania e Madhe, ka qenë duke bërë ‘selfie’ para pasqyrës në tualetin e një lokali nate, kur pranë saj ka shkuar një e moshuar dhe i ka dhënë komplimente për veshjen.

Gruaja i ka thënë 18-vjeçares i ka lakmi dhe e kujton kohën, kur dilte së bashku me shoqet që të argëtohet në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Në anë moment, adoleshentja e ka bërë një fotografi me gjyshen dhe e ka postuar në Twitter, duke shkruar se e ka bërë një shoqe të re.

Adoleshentja gruan që e njoftoi në lokal

“Më shikonte me admirim dhe gëzohej për mua, e kujtonte rininë dhe ndihej mirë që ne kishim dalë të argëtohemi”, ka thënë Smith lidhur me rastin.

Më pas, së ashku me grupin që e shoqëronte, ato e kanë ftuar këtë grua dhe burrin e saj që të qëndrojnë së bashku, kur për një kohë kanë biseduar për tema të ndryshme.

Mirëpo, vajzat janë larguar nga bashkëshortët në moshë, pa iu mbajtur mend emrin apo prej nga vijnë. /Telegrafi/