Telegrafi

Adoleshentët vazhdojnë të luajnë pavarësisht se vendi është i përmbytur i tëri

Të miturit nuk donin të largoheshin nga vendi pavarësisht rrezikut të goditjes nga tajfuni. Imazhet janë virale në YouTube.

Disa imazhe të publikuara në YouTube kanë befasuar mijëra përdorues nga një vendim i rrezikshëm i një grupi adoleshentësh për të vazhduar të luajnë video lojëra, pavarësisht faktit se kafeneja ku ata po luanin, ishte përmbytur si pasojë e një tajfuni.

Ngjarja ka ndodhur në Filipine. Të miturit nuk i menduan pasojat e rënda që mund të shkaktonte ky veprim i tyre për të vazhduar për të luajtur para kompjuterit, pasi ato mund të goditeshin nga rryma elektrike.

Sio Samson, pronari i kafenesë në qytetin Cainta, provinca Rizal, regjistroi skenën e çuditshme të enjten në mbrëmje, ndërsa të rinjtë ulen në karrige.

“Ne nuk e dinim që uji do të ngrihej deri në atë nivel, kështu që kur i pashë, menjëherë ndërmora veprime dhe u thashë se duhej t’i transferoja pajisjet në një vend më të lartë. Pas videos ata u ndalën dhe u larguan, askush prej nesh nuk u lëndua”, tha Samson për New York Post.

Për fat të mirë, të gjithë kordonët elektrikë të dyqanit ishin mbi nivelin e ujit.

Tajfuni In-fa, i quajtur në vend Fabian , shkaktoi shkatërrim në disa sektorë ku shtëpitë u përmbytën, mijëra njerëz u evakuuan dhe toka bujqësore dhe të korrat u shkatërruan. /Telegrafi/