Përkundër paralajmërimeve, të rinjtë po vazhdojnë të vallëzojnë dhe të bëjnë selfie derisa sa është treni duke ardhur, në një pikë kalim në Derbyshire të Anglisë.
Për këtë arsye, autoritete e sigurisë po konsiderojnë ta ndalojnë në tërësi qarkullimin e trenit, në mënyrë që të parandalojnë ndonjë tragjedi të mundshme, transmeton Telegrafi.
Ankesat për këtë hapësirë, kanë nisur prej 2015-ës, kur brenda një dite janë raportuar shtatë aksidente.
“Dëshira e tyre për një selfie me trenin në ardhje është shumë e madhe, por nuk po e llogarisin shpejtësinë që e ka. Nuk kemi pasur ndonjë fatalitet, por na duhet ta punojmë për ta shmangur” thuhet në raport.
Bllokimi i qarkullimit do shkaktonte shumë probleme, por konsiderohet ndryshimi i itinerarit dhe të këtë tren herët në mëngjes dhe vonë në mbrëmje. /Telegrafi/
https://youtu.be/FV-xYe6HPtE