Telegrafi

Adoleshentët me reagime qesharake ndaj telefonit me numra rrotullues (Video)

Derisa po vizitonin shtëpinë e gjyshërve në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, disa adoleshentë provuan të përdorin telefonin me numra rrotullues.

Por, kushërinjtë e afërt, as që kishin ide se si duhet të përdoret, ndërsa nuk e ngrinin receptorin kur i formonin numrat, transmeton Telegrafi.

“Unë e di si duhet të përdoret”, dëgjohet duke thënë njëra, që ia merr nga dora telefonin vëllait të saj.

Njëjtë sikur të tjerët edhe ajo vazhdoi të rrotullonte numrat, pa asnjë sukses.

Videoja që është postuar së fundmi, u bë virale menjëherë, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/