Një video shokuese po qarkullon në internet, ku një grup të rinjsh nuk mund të ndaleshin duke qeshur derisa filmonin mikun e tij duke dhënë shpirt pas konsumimit të një lënde narkotike.
Adoleshentët dëgjohen duke qeshur derisa filmojnë mikun, i cili është identifikuar si Mikhail Lukoyanov 17-vjeç i cili po qëndronte i shtrirë pa vetëdije në tokë, transmeton Telegrafi.
Madje në një moment njëri prej tyre tallet duke thënë se ai po vdes, por në fakt ai ishte në momentet e fundit të jetës.
Sipas medieve ruse, policia është duke hetuar shkakun e vdekjes së nxënësit 17-vjeç në qytetin Volosovo në pjesën veriperëndimore në Rusi.
Miqtë e adoleshentit kanë deklaruar në polici se ai po ndihej i sëmurë, pasi kishte thithur një lloj lënde narkotike e cila pas disa minutave ia mori jetën.
Në video një vajzë dëgjohet duke thënë: “Çfarë është kjo? A mund të vdesësh diku tjetër e jo në bllokun e ndërtesave të lagjes time”.
Ndërkaq një tjetër thotë “më shkatërroi xhaketën”, derisa të ndjerit i dilte gjak nga goja. Por, në një moment adoleshenti nuk merr më frymë dhe aty e kuptojnë se ai ka vdekur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EBsYpP_tpUc