Telegrafi

Adoleshentët po “ia shkelnin oborrin”, polici përdor edhe armën (Video,+16)

Qindra njerëz dolën në rrugët e Anaheim, Kaliforni të mërkurën në mbrëmje, pasi u publikuan pamjet në të cilat shihej një zyrtar policor jashtë detyre qëlloi me armë gjatë një konfrontimi me disa të rinj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi pasi oficeri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u përball me një grup të adoleshentëve, afër një shkolle të cilët ecnin nëpër lëndinën e tij.

Policia e Anaheim kanë thënë përmes një deklarate se kjo ishte pjesë e një mosmarrëveshje të vazhdueshme mes zyrtarit dhe adoleshentëve.

Bëhet e ditur se askush nuk është lënduar nga arma e zjarrit, por dy adoleshentë u arrestuan kur policia kishte mbërritur në vendin e ngjarjes.

Policia e Anaheim ka konfirmuar se oficeri është duke bashkëpunuar me hetimin në vazhdim dhe nuk është arrestuar deri më tani. /Telegrafi/