Një ngjarje e pazakontë është filmuar në Kazakistan në një kopsht të lodrave në Kazakistan, ku dy fëmijë që po argëtoheshin në një luhatëse, rrokullisen – “fluturojnë” dhe përfundojnë të përplasur në rrethojën mbrojtëse.
Adoleshentët e moshës 14 dhe 13-vjeç, kishin hipur në të njëjtën luhatëse të metaltë, dhe na shpejtësia e madhe ata humbën baraspeshimin dhe përfunduan duke “fluturuar” drejt rrethojës së kopshtit të lodrave në Pavlodar në veriperëndim të Kazakistanit, transmeton Telegrafi.
Dyshja që po lëviznin në kahjen e kundërt, nga shpejtësia e madhe dhe forca shtytëse kanë përfunduar të përplasur në rrethojë.
Si rezultat i kësaj ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Pavlodar, ku është konstatuar se kanë pësuar lëndime trupore në gjoks dhe pjesa tjerë të trupit.
Videoja e këtij momenti të tmerrshëm është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë kritikuar mënyrën se si kanë qëndruar derisa po luhateshin. /Telegrafi/