Makina për ushtrime që ndodhet në një park në San Miguel de Tucuman i Argjentinës, ka nisur të lëvizte vet, duke i tmerruar adoleshentët që ndodheshin në afërsi.
Derisa qëndronin në një distancë të sigurt, ata e filmonin momentin kur ulësja ngrihej dhe shufrat paralele binin poshtë, vetëm së aty nuk ndodhej njeri, transmeton Telegrafi.
“Qenka një fantazmë, që është e vendosur të humbë peshë edhe pse po vërehet nga të gjallët” ka shkruar një komentues.
Ende nuk dihet nëse kjo është ndonjë mahi, e realizuar me efekte speciale, ndërsa ekspertët e aktiviteteve paranormale janë duke e analizuar në detaje. /Telegrafi/