Jo Middleton nga Britani e Madhe, që është blogere dhe nënë e dy vajzave adoleshente, i ka mbledhur ankesat e prindërve dhe ka krijuar listën me 15 veprimet, kur fëmijët në moshën e adoleshencës dinë të jenë të padurueshëm.
Madje, gruaja që i rrit e vetme të dy vajzat, konsideron se ato veprojnë kështu çdo ditë, duke i shkaktuar shqetësim dhe lodhje, transmeton Telegrafi.
Sipas saj, është më lehtë të rritet një fëmijë i vogël që nuk kupton asgjë, sesa një adoleshent i lazdruar.
Më poshtë janë format dhe veprimet e adoleshentëve, me të cilat janë pajtuar prindërit me të cilët ka kontaktuar Middleton.
- Kurrë nuk i ndalin dritat kur dalin nga dhoma. Sikurse nuk e shohin që gjithçka është dritë. Kështu i lënë edhe gjatë ditës.
- Po që se i kritikon për diçka, arsyetohen se e ka bërë dikush që është zhdukur, jo vet ata.
- Kanë më shumë ankesa në ushqim, se kur ishin bebe. Ndonjëherë qeshin, po që se iu shërben kungullesha apo diçka shumë të lëngshme.
- Nuk pinë sa duhet ujë. Po që se i pyet, tregojnë se ku ndodhet kroi, por nuk shkojnë të pinë ndonjë gotë.
- Shkojnë në shkollë pa veshur xhaketë dhe pastaj ankohen se janë ftohur.
- Presin derisa ta keni përgatitur lazanjën, pastaj të thonë se nuk e duan aspak mishin.
- Nuk të lënë të shikosh filmin e preferuar, lajmet apo ndonjë emision edhe nëse iu tregon se jeni ju ai që e paguat platformën televizive.
- Thonë se janë duke e bërë, ndërsa shihet qartë se nuk do ta bëjnë kurrë.
- Gjithmonë e harrojnë së paku një gjë, pasi të kenë bërë dush.
- Ideja e tyre e të rregulluarit të dhomës së fjetjes, është fshehja e çdo gjëje, ku ju nuk mund ta shihni.
- Kur ftohen e kanë të pamundur t’i frynë hundët si duhet dhe i tërheqin gjatë tërë kohës, duke të shkaktuar krizë nervore.
- Duhet mësimdhënësit t’ju telefonojnë, sepse nuk iu tregojnë për dënimet apo notat e ulëta.
- Nuk iu lënë që t’ia shtrëngoni faqet duke i thënë se sa të mirë kanë qenë të vegjël, të dashur dhe simpatik.
- Iu duket vetja se janë rritur dhe nuk duan të shikojnë më filma për të vegjël, duke iu lënë vetëm dhe të dukeni si dështak.
- Duken krejt si ju, por janë më të rinj, të këndshëm dhe të bukur. /Telegrafi/