Vdekja e tre adoleshentëve është filmuar live në Facebook, kur policia hapi zjarr nga helikopteri në drejtim të veturës me të cilën ata po udhëtonin.
Treshja ishin miq dhe po filmonin veten live në Facebook, kur u qëlluan për vdekje nga policia gjatë një operacioni anti-drogë në Brazil, transmeton Telegrafi.
Tre nga katër personat sa ishin brenda veturës kanë humbur jetën, kur policia shtiu në drejtim të tyre. Këtë ngjarje të tmerrshme e përjetoi personi që mbeti i gjallë, i cili edhe pas të shtënave nga ana e policisë së Rio de Janeiro vazhdoi të xhironte.
Ky i ri po mbante në dorë telefonin me të cilin po filmonte live gjithçka në Facebook, ku miqtë e tij që dyshohet se ishin trafikantë të drogës dëgjoheshin në sfond duke qeshur dhe kënduar.
Muzika befasisht ndalet dhe zëvendësohet nga zhurma e të shtënave, edhe pse në fillim të tyre shoferi i veturës nuk dukej edhe aq shumë i brengosur.
Ende nuk dihet nëse policia kishte hapur zjarr në drejtim të rinjve pa paralajmërim, por dyshohet se ata ishin pjesëtarë të bandës Nando që merreshin kryesisht me trafikimin e drogës. /Telegrafi/