Telegrafi

Adoleshentët dhe fëmijët me qafë të deformuar, si pasojë e varshmërisë në telefona

“Qafa e tekstit” është quajtur ky deformim, që mjekët po e konsiderojnë si epidemi, transmeton Telegrafi.

Moskujdesi nga qëndrimi i kërrusur, po bën që shumë të rinj, të kenë edhe shpinë të deformuar dhe të kthehen në kurriz.

Fotografimi me rreze X, tregon për eshtrat e lakuara të qafës, të cilat më vonë pasohen me ankthe dhe depresion, si pasojë e dhimbjes dhe mungesës së rehatisë. /Telegrafi/