Telegrafi

Adoleshentët detyruan kalin të merrte kokainë, filmuan dhe qeshën me reagimet që bënte (Foto)

Nëna që ka dashur të mbetet anonime, i ka njoftuar forcat e rendit në Hawarden të Wales, se e bija saj bë bashku me disa shokë, i kishin dhënë një kali kokainë.

Videoja që tashmë është hequr nga interneti, ka treguar kafshën teksa merrte substancën e ndaluar, ndërsa më pas bënte veprime krejtësisht janë kontrollit, transmeton Telegrafi.

Momenti nga detyrimi që ia bënë kafshës

Në anën tjetër, adoleshentët që janë më të rinj se 15 vjet, kanë qeshur dhe janë tallur me reagimet e tij.

“Së pari, është e tmerrshme se si kjo drogë ndodhet në duart e fëmijëve. Pastaj mungesa e edukatës së tyre dhe abuzimi me kafshë”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Tashmë kanë filluar hetimet dhe të rinjtë janë intervistuar, ndërsa pritet që të zbulohen edhe furnizuesit që iu shitën drogën. /Telegrafi/