Pesë ditë me telefon në dorë dhe duke hulumtuar në kompjuter nuk janë asgjë e pazakonshme për adoleshentet, mirëpo pikërisht është rrezik që të sëmuren nga depresioni.
Kështu ka konstatuar hulumtimi i shkencëtarëve të Universitetit në San Diego, të cilët i kanë krahasuar simptomat e kësaj sëmundjeve me përdorimin e rrjeteve shoqërore, transmeton Telegrafi.
Në studim kanë marrë pjesë 133.000 adoleshente, të cilat i janë përgjigjur pyetjes sa shpesh i përdorin aparatet elektronike, kur edhe është zbuluar që vajzat e reja janë kategoria më e lëndueshme.
Te ato rreziku për rënie në depresion dhe për vetëvrasje është rritur për 71 për qind.
Rezultatet tregojnë qartë që celularët dhe rrjetet shoqërore kanë ndikimin më të madh te vajzat e reja se sa te djelmoshat.
Shkaktari me siguri është që djelmoshat aparatet elektronike (celularët dhe kompjuterët) i përdorin për lojëra.
Vajzat janë shumë të preokupuara me popullaritetin dhe statusin shoqëror, ndërkaq tani kjo mund të matet me like dhe numrin e ndjekësve në Facebook dhe Instagram, prandaj ato veten e vlerësojnë në bazë të like-ve dhe ndjekësve.
Udhëheqësi i studimit, dr. Jen Twenge dhe shton që shtimi i numrit të adoleshenteve me probleme mendore është për t’u brengosur. /Telegrafi/