Telegrafi

Adoleshentët amerikanë luajnë me revole, njëri shkrep aksidentalisht një plumb dhe qëllon për vdekje shokun – nga tmerri çfarë kishte bërë kryen vetëvrasje (Video)

Në videon e publikuar më poshtë shfaqen dy adoleshentë nga Georgia e SHBA-ve, ku shihen duke luajtur me revole disa sekonda para se njëri aksidentalisht ta qëllojë për vdekje shokun e tij, ku nga dëshpërimi i madh me atë se çfarë kishte bërë qëllon më pas edhe veten.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në natën e ndërrimit të moteve, ku Davin Hodges, 15-vjeç, ishte së bashku me tre shokë në një hapësirë të vogël, kur aksidentalisht shkrepi një plumb në drejtim të shokut të tij Chad Carles, 17-vjeç, transmeton Telegrafi.

Dyshja shihen në video, ku atë natë po festonin me shokë duke transmetuar gjithçka live në rrjetet sociale, madje nuk hezitojnë t’i tregojnë revolet të cilat ia drejtojnë njëri-tjetrit.

Por, në një moment Davin qëllon shokun e tij Chadin, kurse tjerët menjëherë i telefonuan ndihmës së shpejtë. Megjithatë, ai ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Dhe kur në vendin e ngjarjes u shfaqën familjarët dhe policia, Davin u fsheh mes dy shtëpive tjera dhe kreu vetëvrasje.

Sipas dëshmitarëve, Davin ua kishte treguar shokëve revolen, kur befasisht shkrepi një plumb që e goditi shokun e tij që ishte ulur pranë tij. Ndërkaq, policia ka filluar hetimet dhe deri më tani nuk dihet se si kanë arritur adoleshentët t’i gjejnë këto revole. /Telegrafi/