Telegrafi

Adoleshentët amerikanë kapin peshkun 320 kilogramësh, iu deshën 7 orë “luftë” për ta nxjerrë nga uji

Tre adoleshentë amerikanë kanë çfarë t’ju tregojnë shokëve, kur i pyesin se si kalon në brigjet e Maine ku kishin shkuar për të peshkuar, shkruan CNN.

Ata kanë arritur të kapin një peshk tuna që peshon hiq më pak se 320 kilogramë. E për ta arritur këtë, atyre u janë dashur 7 orë “luftë” me peshkun për ta nxjerr në rërë, transmeton Telegrafi.

Peshku mbi 300 kilogramë ishte shumë i rëndë për pajisjet e tyre, dhe për këtë u detyruan ta tërheqin zvarrë nëpër ujë derisa arritën në breg pranë rërës.

“Nuk pamë peshkun deri në ora 6. Ai ishte zhytur thellë në ujë dhe nuk e dinim se do të del në sipërfaqe. Ishte shumë i fortë kur e kapëm sa që na u deshën orë të tëra për ta nxjerr nga uji”, ka deklaruar 17-vjeçari Wyatt Morse. /Telegrafi/