Telegrafi

Adoleshentes i vardiset një mashkull, ndërsa i dashuri i saj përcjell ngjarjen nga kamerat e fshehta (Video)

Është bërë pothuajse trend tek të rinjtë që të testojnë dashurinë e tyre, duke realizuar kamera të ndryshme të fshehura.

Së fundmi është publikuar një video në të cilën një adoleshent pajtohet që të shikojë përmes ekranit të kompjuterit pamjet e filmuara tinëzisht, në të cilat shfaqet e dashura e tij duke biseduar me një më të vjetër se ajo në oborrin e shkollës, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si e gjithë kjo bisedë zhvillohet në oborrin e shkollës, derisa djaloshi që tenton ta joshë adoleshenten është pjesë e ekipit të stafit realizues të kamerës së fshehtë.

Ai vazhdimisht i vardiset adoleshentes e cila i kishte treguar të dashurit të saj se i pëlqejnë meshkujt më të moshuar se ajo, dhe duket se kjo deklaratë e saj e shtyu atë ta realizojë kamerën e fshehur për ta testuar besnikërinë e saj.

Adoleshentja qysh në momentet e para të bisedës më të panjohurin, duket e emocionuar dhe nuk heziton të shkëmbej disa fjalë me të ,i cili me kalimin e kohës filloi ta komplimentoj për dukjen dhe ta pyes nëse ka të dashur.

Por edhe pse ajo dukej shumë e interesuar në të, në fund duket se adoleshentja e kishte lajmëruar rastin në polici për faktin se i panjohuri i kishte ofruar alkool në një aheng gjë që është e kundërligjshme.

Videoja e publikuar më poshtë, tregon gjithë rrjedhën e ngjarjes mes adoleshentes dhe të panjohurit që ishte pjesë e kamerës së fshehur. /Telegrafi/