Telegrafi

Adoleshentes i nxorën nga barku, lëmshin e flokëve të gjatë rreth një metër e gjysmë (Video)

Kavita Kumari, për më shumë së një vjet, kishte filluar t’i hante flokët e saj, por edhe qime të ndryshme që gjente në tokë, transmeton Telegrafi.

Kjo kishte bërë që 15-vjeçarja të mos ndjejë nevojë për të ngrënë ushqim normal, vetëm kur e detyronin prindërit. Mirëpo, ajo u shtri në spital, shkaku i dhembjeve të mëdha në bark dhe në muskuj.

Pas intervenimit kirurgjik, mjekët i nxorën lëmshin e flokëve dhe tani ajo po trajtohet nga psikologu.

Mësohet se ajo vuan nga Sindroma Rapunzel – nevojë për ngrënien e qimeve dhe flokëve, si pasojë e çrregullimeve mendore, që ndodhë zakonisht tek adoleshentet. /Telegrafi/