Adobe njoftoi të enjten në mëngjes se do të blejë firmën e softuerit të dizajnit Figma në një marrëveshje me vlerë rreth 20 miliardë dollarë në para dhe aksione.
Siç bëhet e ditur, Figma e themeluar në vitin 2012, krijon softuer dizajni të bazuar në cloud që lejon ekipet të bashkëpunojnë në kohë reale. Ai konkurron kokë më kokë me programin XD të Adobe, transmeton Telegrafi.
Siç bëhet e ditur, Adobe tha se do të integrojë disa nga veçoritë nga produktet e tjera të saj, të tilla si ilustrimi, fotografia dhe video-teknologjia, në platformën e Figma-s.
Adobe shet një sërë shërbimesh softuerësh për profesionistët e fotografive dhe videove, si Photoshop, Illustrator, Premiere Pro dhe më shumë. /Telegrafi/